BQK: Ky asht numri i kartelave krediti që kanë kosovarët!

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftue se struktura e llogarive të jo-rezidentëve dominohet nga llogaritë individuale, 91.3 për qind në vitin 2015, përderisa llogaria afariste ka nji pjesëmarrje prej 8.7 për qind.

“Numri i gjithsej kartelave (kartela debiti dhe krediti) që ofrojnë shërbime për tërheqje të parave të gatshme dhe pagesa të ndryshme shenoi rritje vjetore prej 28.1 për qind në vitin 2015.

Numri i kartelave me funkcion debiti në vitin 2015 arriti në 837,747, kurse me funkcion krediti në 203,845.

Numri i kartelave të debitit u karakterizue me rritje vjetore prej 23.5 për qind, kurse kartelat e kreditit me rritje vjetore prej 67.6 për qind në vitin 2015.

Pjesëmarrjen ma të naltë si në kartelat e debitit dhe kreditit në vitin 2015 e kishin kartelat Visa ( 73.2 për qind përkatësisht 92.4 për qind), pasue nga kartelat Master Card (21.5 për qind përkatësisht 6.4 për qind)”, asht thanë në raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Simbas BQK’s, sistemet e pagesave luejnë rol të randësishëm në sistemin financiar dhe ekonominë e nji vendi, tue marrë parasysh që funkcionimi efikas dhe i sigurt i tyne paraqet nji faktor shumë të randësishëm në ruejtjen dhe promovimin e stabilitetit financiar të vendit.