Brazil: Arrestohet nji serb i akuzuem për krime lufte

Autoritetet braziliane e arrestuen mbramë Nikola Qeranic (47), të cilin autoritetet në Bosnje e ndjekin nga viti 1992, për shkak të akuzave se ka krye krime lufte ndaj popullatës myslimane gjatë përleshjeve në ish Jugosllavi.

Zyra e prokurorit federal brazilian njoftoi se, policia e ka arrestue Qeranicin në qytetin Indajatuba, rreth 45 kilometra në veriperëndim nga Sao Paolo.

As Interpoli e as autoritetet braziliane nuk kanë ma shumë hollësi për krimet, për të cilat asht akuzue Qeranic, e as nuk asht e qartë se sa gjatë ai qëndron në Brazil.