Brexit, britanikët “nd’rrojnë” mendje, Londra kërkon referendum të dytë

Londra kërkon nji tjetër referendum për largimin ose jo nga BE. Nji peticion i nisun nga banorët e kryeqytetit, ka arritë me i mbledhë 1.5 milionë nënshkrime dhe kërkon pikërisht nji votim të dytë.

Peticioni asht krijue online që në 24 Maj nga nji qytetar britanik i quejtun William Oliver Healey ku thuhet “ I kërkojmë qeverisë që me implementue nji rregull ku nëse nji prej alternativave, “mbetet” apo “largohet” ka ma pak se 60 % të votave dhe pjesëmarrja asht nën 75 përqind, atëherë nevojitet nji tjetër referendum.

Të Ejten votuen 72,2 % e zgjedhësve, nji shifër kjo mjaft e naltë në krahasim me 66 % e pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluem, por gjithsesi nën pragun prej 75 % të kërkuem nga peticioni.

Simbas ligjit, mjafton që peticioni t’i ketë mbledhë mbi 100 mijë nënshkrime dhe merret në shqyrtim nga nji komision i posaçëm parlamentar. “Londra asht nji metropol ndërkombëtar, duem me mbetë në zemër të Europës dhe të jetë anëtare e BE’s”, thuhet në peticion.

Po ashtu, edhe Skocia e cila votoi të Ejten për me qëndrue ne BE, kërkon me u mbajtë nji tjetër referendum për pamvarësinë nga Britania. Qeveria skoceze ka kërkue diskutime me Brukselin për me ruejtë vendin e saj në Europë.