Brexit, deklaratë e madhe e Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, beson se Britania mundet me mbetë ende në BE, pamvarësisht vendimit për “Brexit”. Ai tha se ka shumë mundësi që tash “Brexit” mos me ndodhë. Ka shumë randësi, tha ai, që mos me ndodhë, mbasi kohët e fundit duket qartë se dalja nga BE’ja e damton Britaninë ekonomikisht dhe politikisht.

Blair, i cili asht nji mbështetës i fortë i qëndrimit të Britanisë në BE, u shpreh se udhëheqësit europianë janë të gatshëm me ba kompromis për lëvizjen e lirë të njerëzve si mënyrë për me shmangë largimin e Britanisë nga blloku.

Ish-kryeministri beson se opcioni për përmbysjen e “Brexit” duhet me qenë në tavolinë, shkruen CRI. Artikulli i Toni Blair botohet në kohën e njoftimit të të dhanave të sondazhit të fundit të opinonit publik, ku 70% e britanikëve kishin me mbështetë lëvizjen e lirë nëse ajo kishte me u reformue, simbas të cilës, shtetasit e BE nuk kishin me gëzue automatikisht të drejtën për m’u vendosë në nji vend të BE pa pasë ma parë nji ofertë për vend pune dhe nëse kishte me pasë kontrolle ma të forta për përfitimet dhe ndihmat sociale. E njajta gja konfirmohet edhe nga votuesit gjermanë dhe ata francezë.