Brexit e damton randë Gjermaninë!

brexit-1

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mundet me i kushtue Gjermanisë tre miliardë euro në vit, vlerëson Ministria gjermane e Financave në dokumentin për pasojat Brexit, simbas “Handelsblatt”.

“Për Gjermaninë, dalja e Britanisë ka me i kushtue shtrejtë. Kjo don me thanë se kontributi vjetor i Gjermanisë mundet me u rritë në tre miliardë euro”, thotë nji ekip specialistësh në Ministrinë e Financave.

Nga ana tjetër, në këtë dokument kallxohet “Strategjia për Gjermaninë në rastin e Brexit”.

Kjo kryesisht ka të bajë me çashtjen e rolit të Britanisë së Madhe në Bankën Europiane të Investimeve.