BREXIT: Gjermania ju ofron nënshtetësi anglezëve

Gjermania duhet me i ofrue nënshtetësi të rijve britanikë që jetojnë në këtë vend, tue qenë se pjesa ma e madhe e atyne që votuen pro daljes nga Bashkimi Europian ishte mosha e tretë.

Kjo deklaratë vjen nga zv/kancelari gjerman, Sigmar Gabriel. Tue folê në nji takim të Partisë Social Demokrate në Berlin, Gabriel, i cili mban gjithashtu postin e Ministrit të Ekonomisë, tha se referendumi i Mbretnisë së Bashkueme asht nji arsye ma shumë për me i ndryshue rregullat sa i përket dy nënshtetësive në Gjermani.

“Le t’ja ofrojmë të rijve britanikë që jetojnë në Gjermni, Itali apo Francë, që ata me pasë mundësinë me vazhdue me qenë shtetas të Bashkimit Europian”, deklaroi Gabriel.

Ligji në Gjermani përcakton se, për me aplikue për nënshtetësi, duhet me heqë dorë nga e vjetra.