Brexit, Skocia paralajmëron bllokimin

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon i ka thanë BBC se Parlamenti skocez mundet me u përpjekë me bllokue daljen e Mbretnisë së Bashkueme nga BE.

Britanikët votuen 52% në favor të largimit dhe 48% për qëndrim në bllokun europian, por në Skoci panorama ishte ndryshe.

62% e skocezëve u shprehën për vazhdimësinë dhe veç 38 për qind e dëshironin shkëputjen.

Ministrja e parë, partia e së cilës ka 63 nga 129 vendet e Parlamentit, la me u kuptue se ka me ju kërkue ligjvnuesve me refuzue dhanien e “pëlqimit të tyne legjislativ”.

“Nëse Parlamenti skocez e gjykon këtë çashtje në bazën e asaj që asht ma e drejta për Skocinë, atëherë opcioni: na nuk kemi ndërmend me votue për diçka që shkon kundër interesave të Skocisë, padyshim që ka me qenë në tryezë”, tha Nicola Sturgeon, ministre e parë e Skocisë.

Mëngjesin e së Dielles, Sturgeon njoftoi se ajo dhe kolegët e saj kanë me i nisë javën e ardhshme bisedimet me zyrtarët e Brukselit mbi mundësinë e qëndrimit të Skocisë në BE.