Brigitte Macron mundet mos me qenë ‘Zoja e Parë’ e Francës, arsyeja ju befason

Brigitte Macron nuk ka me gezue statusin e “premiere dame” dhe privilegjet që rrjedhin prej tij.

Televizioni francez BFMTV, që citon burime pranë pallatit Elysse, ban të ditun se në ditët e ardhshme ka me u publikue e ashtuquejtuna “karta e transparencës”, për me sqarue rolin e Brigitte.

Në dokumentin në fjalë kane me u publikue edhe emnat e bashkëpunëtorëve të saj, vazhdon ma tej burimi mediatik.

Ndërkohë, peticioni kundër statusit të zojës së parë për bashkëshorten e presidentit, i nisun në internet thuejse dy javë ma parë, ka tejkalue kuotën e 200 mijë nenshkrimeve.

Iniciativa, që mban firmën e Thierry Paul Vallette, kryetar i Shoqatës për Barazi Kombëtare, synon me parandalue krijimin e nji statuti “ad hoc” për me zyrtarizue rolin e zojës së parë, për të cilën parashikohet nji buxhet dhe nji staf i gjanë.

“Nuk ka asnji arsye pse bashkëshortja e kryetarit të shtetit duhet të pajiset me nji buxhet nga fondet publike”, thuhet në tekstin e peticionit, ku nënvizohet se çashtja duhet t’i nënshtrohet nji referendumi.

Gjatë fushatës elektorale, Macron, kishte njoftue se në rast fitore, bashkëshortja e tij kishte me mbulue nji post publik, pa përfitue asnji shpërblim.