Britani e Madhe, therret dy herë me thikë deputetja laburiste Jo Cox

Plagoset me thikë dhe me armë zjarri deputetja britanike Jo Cox. Mediat britanike raportojnë se deputetja laburiste ndodhet në gjendje të randë shëndetësore dhe asht transportue në spitalin Leeds.

41 vjeçarja asht nanë e dy fëmive dhe në të kaluemen asht marrë me konfliktin sirian dhe çashtje të emigracionit. Ngjarja ndodhi, derisa deputetja laburiste ndodhej në takim me votuesit.

BBC ban me dije se gjatë sulmit mbeti i plagosun edhe nji burrë. Simbas të përditshmes policia ka arritë me arrestue nji person 52 vjeçar i dyshuem si autor i mundshem.

Nji kolege e deputetes u shpreh se agresori para sulmit kishte bërtitë ‘Britain First’. Kryetari i bashkisë, i sapozgjedhuni Sadiq Khan u shpreh i tronditun nga ngjarja.