Britania bjen n’Kosovë kompani për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve publike!

Britania e Madhe ka nji plan konkret me i ndihmue Kosovës në qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhanie.

Në nji takim informues me gazetarë, zyrtarët e Ambasadës Britanike kanë shpjegue se tashma asht në proces të tenderimit përcaktimi i nji kompanie britanike rekrutuese, e cila ka me krye përzgjedhjen e kandidatëve për borde të caktueme të ndërmarrjeve publike.

Nji marrëveshje pritet me u nënshkrue të Hanën në mes ambasadorit britanike Ruairi O’Connell, kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.