Britania mbështet kërkesën e SHBA’ve dhe Kosovës për përfundimin e misionit të UNMIK’ut

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkueme, Matthew Rycroft, ka mbështete kërkesën e SHBA’ve dhe Kosovës që misioni i OKB në Kosovë, UNMIK, gradualisht me i dhane fund punës së tij, tur thanë se buxheti i rritun i UNMIK’ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai, gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në New York, mbasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkueme në Kosovë e kanë mbështete edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.