Britania po kallxon forcën n’ajër me keta avionë supersonik!

Avioni i ri supersonik ‘stealth’ i Britanisë ka nis patrullimin në qiellin e këtij vendi.

Këto foto tregojnë momentin kur avioni ngrihet n’ajër mbi Detin e Veriut, i shoqnuem nga nji avion F-35B i Flotës Amerikane.

Avioni i ri F-35 Lightning II drejtohej nga piloti i Flotës Mbretnore, Hugh Nichols.

Skuadra e kombinueme SHBA/Britani po kryen testime për me tregue se çfarë asht në gjendje me ba gjenerata e pestë e këtyne avionëve.

Mbas disa javësh ata do marrin pjesë në nji spektakël ajror.

Avioni kushton 100 milionë sterlina.

Simbas Daily Mail, këta janë të parët avionë që ngrihen vertikalisht që mbas modeleve Harriers.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka blerë tetë avionë të tillë.

Avionët janë të pajisun me bomba dhe raketa që drejtohen me lazer.

Rrezja e fluturimit asht 1300 milje.

 

1-avioni

 

3-avionii

 

4-avioni

 

5-avioni

 

6-avioni

 

7-avioni

 

9-avioni

 

10-avioni

 

11-avioni