Britania – qytetarëve: Kujdes në Maqedoni

Foreign Office britanik dha rekomandime me të cilat shtetasve britanikë u tërhiqet vërejtja për rrezikun e naltë nga terrorizmi në qytetet europiane, ku shkalla e rrezikut ndryshon nga vendi në vend.

Ministria e Jashtme vlerëson se Maqedonia gjendet në vendin me rrezikun e përgjithshëm nga terrorizmi, ndërsa probleme shtesë janë refugjatët, protestat dhe mungesa e barnave.

Ekziston një kërcënim i përgjithshëm nga terrorizmi në vend. Sulmet mund të jenë joselektive, që nënkupton edhe në vende ku qëndrojnë të huajt. Llogaritet se kërcënimi nga sulmet terroriste në nivel global është i lartë kundër interesave britanike dhe shtetasve britanikë nga ana e grupeve dhe individëve të motivuar nga konfliktet në Irak dhe Siri”, thuhet në njoftim.

Në njoftim kujtohen edhe protestat në qendër të Shkupit dhe në vendet tjera ku disa here protestat janë të dhunshme.

Ka protesta në qendër të Shkupit dhe në vende tjera në lidhje me krizën politike. Protestat mund të ndodhin edhe pa paralajmërim, dhe në momente të caktuara janë edhe të dhunshme. Protestat do të vazhdojnë deri në zgjedhjet e caktuara për me 5 qershor.
Kontrolloni mediat lokale dhe ikni protestave ose takimeve të mëdha”, iu
rekomandue nënshtetasve britanikë, transmeton TetovaSot.