Britania shton rritjen e sigurisë shkaku i kërcënimit terrorist

Shërbimi i Sigurimit të Mbrendshëm i Britanisë, MI5, ka njoftue se ka rritun nivelin e kërcënimit terrorist nga “i moderuem, në i konsiderueshëm”.

Zyrtarët e MI5-ës cituen nji kërcënim terrorist në Irlandën e Veriut. Paralajmërimi sinjalizon nji sulm t’mundshëm terrorist në Angli, Skoci ose Uells.

Nji zadhënës i shërbimit tha se, kërcënimi ma i madh janë disidentët e Irlandës së Veriut. Kërcënimi nga nji sulm terrorist ndërkombëtar në Mbretninë e Bashkueme mbetet gjithashtu i pandryshuem, që do me thanë se sulmet janë shumë t’mundshme.

Ma parë këtë vit, nji grup separatist i ashtuquejtun IRA e Re, mori përgjegjësinë për vrasjen e nji oficeri në nji burg të Irlandës së Veriut.