Britanikët bajnë hajgare me anijet e Putinit

Derisa nji ditë ma parë britanikët jepnin alarmin se po vinin rusët, sot kanë vendosë me ba hajgare me Putinin.

Daily Mail ka thumbue rusët për anijen kryesore, që ishte aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”, e cila dje kaloi Kanalin Anglez për me mbërri pranë brigjeve siriane.

Simbas Daily Mailit, flora ruse asht e ndryshkun, që lshon tym dhe që ka mbetë si relike nga koha sovjetike.

Në fakt, aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov”, nuk lundron kurrë larg nga ‘porti shtëpi’ në Severomorsk dhe nuk del asnjiherë pa rimorkiatorin e nevojshëm, për shkak se ka vazhdimisht probleme.

Ajo asht ndërtue qysh në kohën e “Luftës së Ftoftë” dhe asht krenaria ruse.