Britanikët nuk dëshirojnë me u përfshi në hetime për rastin Dehari

Përfshimja e policisë britanike ‘Scotland Yard’ në hetimet për vdekjen e aktivistit të dyshuem për terrorizëm Astrit Dehari, tre javë ma parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, po shihet e papërshtatshme për Ambasadën Britanike në Prishtinë. Në nji përgjigje për Gazetën Express, Zyra për Media e Ambasadës Britanike thuhet se rasti nuk ka lidhje direkte me Britanikët.

Kërkesa e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për hetim të rastit Dehari nga hetuesit e policisë britanike ‘Scotland Yard’ mundet me hasë edhe në nji pengesë tjetër. Përveçse, familja e aktivistit të vdekun të VV’s, Astrit Dehari, nuk po pranon hetim ndërkombëtar për humbjen e jetës së djalit të tyne në nji qendër paraburgosëse, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë po e konsideron si të papërshtatshme përfshimjen e kësaj hetuesie në hetim.

Zyra për media e diplomacisë së Mbretnisë së Bashkueme në Kosovë, ka konfirmue për Gazetën Express se kanë shqyrtue “me kujdes” kërkesën e Ministres Hoxha, dhe tashma kanë nji përgjigje.

“Na e kuptojmë ndjeshmëninë e rrethanave të vdekjes tragjike të Z. Deharit. Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, tue marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, kishte me qenë e papërshtatshme me u përfshi policia britanike”, thuhet në përgjigjen, me email, të Ambsades Britanike në Kosovë.

“Asht e randësishme që autoritetet e Kosovës me marrë përgjegjësinë dhe me krye çdo hetim ose me shqyrtue rastin tanësisht dhe në mënyrë të paanshme, dhe gjithashtu me sigurue transparencë për familjen dhe publikun”, thotë tutje ambasada në përgjigjen e tyne për Gazetën Express, përmes zadhanëses Merita Salihu-Munipi.