Britaniku merr certifikaten e veteranit të UÇK’s: “I takoj Kosovës”

Jonathan M Harrison, britaniku që luftoi përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka pranue certifikatën e veteranit.

Ai përmes nji statusi në Facebook ka thanë se kjo certifikatë asht nji dokument mjaft i veçantë për te dhe se e ka mjaft të vështirë me kallxue se sa krenar ndihet mbasi ka pranue ate si i huej që e ka ndihmue Kosovën.

“Dhe tash Kosova ka qenë në zemrën time, dhe asht atje ku ka kam kërkue dhe ajo asht pranue se Kosova ka me qenë vendi përfundimtar dhe i prehjes sime”, ka thanë Harrison.

Për fund, ai e ka shkrue edhe në shqip: “Zemra ime dhe shpirti i takon Kosovës”.