Britaniku tentoi me vra kandidatin për President të SHBA’ve Donald Trump

Nji i ri britanik ka tentue me i marrë armën nji oficeri policie për me qëllue ndaj Donald Trump gjatë nji takimi të këtij të fundit me mbështetësit në Las Vegas.

20 vjeçari Michael Steven Sandford ka pranue se kishte në plan që me qëlloue ndaj Donald Trump prej nji vit, e kishte vendosë që me veprue mbasi kishte vetëbesim.

Qysh raportohet, 20 vjeçari ka shtue se nëse nuk e kishte vra gjatë këtij takimi, kishte me ba në takimin e radhës që Trump e ka në Phoenix.

Simbas Associated Press, Michael Steven Sandford ishte i papunë, ai qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në kerrin e tij.