Brnabic e jep lajmin lidhun me dialogun e mbrendshëm për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka thanë, sot se Qeveria e Serbisë ka me marrë pjesë në dialogun e mbrendshëm për çashtjen e Kosovës.

Brnabic, tue ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Podgoricë, tha se përshtypja e saj ma e madhe asht se dialogu në Kosovë ka fillue dhe se kjo nismë e Presidentit të Republikës ka me qenë shumë e suksesshme.

”Shumë njerëz thanë mendimin e tyne. Disa thanë se nuk duen me marrë pjesë. Asht e randësishme që dialogu ka fillue dhe Qeveria ka me marrë pjesë në të”, ka thanë Brnabic në Podgoricë.