Bruksel: Identifikohen shejat e gishtave të sulmuesit në Paris

Janë identifikue shejat e gishtave të sulmuesit në Paris, i dyshuem për sulm asht Salah Abdeslam, dhe këto dëshmi janë gjetë mbas bastisjeve që janë ba gjatë javës në Bruksel. Këtë gja e ka ba të ditun prokuroria belge, raporton BBC.

Abdeslam, nji shtetas francez i lindun në Bruksel, ka qenë objekt i kërkimit masiv që nga sulmet terroriste që ndodhën Nandorin e vitit të kaluem në Paris, në të cilin vdiqën 130 njerëz.

“Mundemi me konfirmue se shejat e gishtave të Salah Abdeslam janë gjete në banesë”, tha Eric Van Der Sypt, zadhanës për prokurorët federal belg.