Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë nji marrëveshje

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritë sot marrëveshje rreth hapave përfundimtarë në implementimin e marrëveshjes për gjyqësorin.

Në njoftimin për media të Shërbimit Europian për punë të jashtme (EEAS), thuhet se Edita Tahiri dhe Marko Djuric, si kryenegociatorë në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE’ja, janë pajtue për finalizimin e implementimit të marrëveshjes për gjyqësorin, marrëveshje kjo e arritun me 9 Fror të vitit 2015.

“Shërbimi Europian për punë të jashtme më 9 Dhetor ka me i marrë konfirmimet nga të dyja palët që janë plotësue kushtet për integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personalit të gjykatave në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës. Integrimi i tyne i plotë ka me zgjatë deri me 10 Kallnor 2017”, thuhet në njoftim.