Bruksel, nesër bisedohet edhe për ASK’n!

Nesër në Bruksel, si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka me u folë për marrëveshjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric i cili asht pjesë e delegacionit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se do të jetë pjesë e vazhdimësisë së dialogut i cili do të mbahet nesër në Bruksel, mirëpo ka njoftue se dialogu ka me u zhvillue në nivel ekspertësh, shkruejnë mediat serbe.

“Temat e diskutimit të nesërm do të jenë, marrëveshja e themelimit të Asosiacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, kadastra, njohja e diplomave, lirisë së lëvizjes dhe caktimi i kufijve në pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës”, ka thanë Djuric.

Delegacioni i Beogradit, përveç përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën dhe Zyrës për detyrat e koordinimit në procesin e negociatave, pjesë e dialogut do të jenë edhe përfaqësuesit e qeverisë serbe të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë, autoritetet e gjeodezisë dhe agjencia për kthim.