Bruksel, nisin bisedimet për kodin telefonik!

Sot delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuem nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka fillue takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, nga sot deri me datë 29 Shtator 2016.

Tema kryesore dhe e vetme e këtyne takimeve asht kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet kanë me u fokusue për finalizimin e krejt hapave, në mënyrë që Kosova me marrë kodin telefonik shtetnor +383 nga ana e ITU’s.

“Bashkimi Europian ka ba thirrje që marrëveshja për telekomin ka me u zbatue ashtu si palët janë marrë vesh ma herët dhe se Bashkimi Europian i ka ba thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel”, deklaroi ministrja Tahiri.