Brukseli ka vnue kushte të reja për Serbinë, asht përmendë edhe Kosova

Në Bruksel asht mbajtë nji takim me grupin negociues nga Beogradi, mirëpo ky debat rezultoi me qenë shumë i nxehtë, shkruen Deutsche Welle (DW), tue citue nji dokument konfidencial, i cili kishte arritë në redaksinë e tyne në Bruksel.

Simbas dokumentit, po ashtu edhe simbas DW, Gjermania njoftoi se pjesa tjetër e kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE ka me u hapë vetëm kur të arrihet progres në normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën.

Përfaqësuesit gjermanë, gjatë takimit kishin theksue se nëse Serbia dëshiron me hapë kapitullin për negociata në BE, atëherë duhet me pasë normalizim të marrëdhanieve me Kosovën.

Kjo nuk vlen për kapitullin e hapun 35 (marrëdhaniet me Kosovën), 32 (kontrolli financiar) e as për 23 dhe 24 (drejtësi, liri, siguri, të drejta të njeriut) që priten me u hapë së shpejti.