Brukseli, thirrje me u konstituue Kuvendi

Në kohën Kosova ka hy në nji krizë të përsëritun institucionale për herë të dytë mbrenda tri viteve, komuniteti ndërkombëtar po ban thirrje që partitë e përfaqësueme në Kuvend me tejkalue ngërçin.

Mbas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, drejtorja për Ballkanin Perendimor në Bashkimin Europian, Angelina Eichhorst, porositi deputetët që me veprue me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lanun në gjysë të konstituimit të Kuvendit.

“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në nji reagim në Twitter.