Brukseli thotë se Erdogani po e largon Turqinë nga BE

Komisioni Europian ka thanë sot se fakti që Ankara e ka thirrë ambasadorin gjerman në nji bisedë informative për transmetimin në televizionin publik gjerman të nji satire për presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, nënkupton ma shumë “largim të Turqisë nga BE sesa përafrim me të”, shkruejnë mediat e hueja.

“Presidenti i Komisionit Europian, Jean Juncker, nuk e kupton këtë gjest të thirrjes së ambasadorit gjerman për shkak të nji kange satirike. Ai beson që ky akt e largon Turqinë nga BE dhe nuk e afron me neve”, ka thanë zadhanësja e ekzekutivit të BE’s, Mina Andreeva, në nji konferencë shtypi.

Përfaqësuesi diplomatik i Berlinit n’Ankara, Martin Erdmann, asht thirrë të Martën në nji bisedë informative për transmetimin e nji kange satirike dyminutëshe në televizionin gjerman, ARD, e cila kritikon autoritarizmin e Erdoganit.