Budakova: Kot e kanë, Oscarin para meje kurrkush s’ka me prue as në Kosovë e as në Shqipni

Njerëzit flasin, kanë të drejtë me folë, por nuk kanë të drejtë me folë shumë nga ana profesionale ata që nuk janë profesionistë. Unë gjithmonë kam thanë, kush ka diçka me folë me mue, le të vjen me folë, unë nuk jam i padijshëm, kam lexue shumë për filma. Kështu ka thanë në Rrokum Roll, Halil Budakova.

Budakova kallxoi se, asht tue e krijue nji film dhe se për momentin asht në fazën e postproduksionit, tue shtue se, skenari u shkrue nga ai që e ka shkruejtë librin “Drakulla”.

“U realizue në bashkëpunim me “SPA Film” në Itali, dhe me “HH Kosova Film”. Ka me zgjatë rreth 1 orë e 30 minuta”, kallxoi ai.

Në vazhdim të bisedës, Budakova tue e kallxue tematikën e këtij filmi, gjithashtu kallxoi se, ata u ndihmuen edhe nga FSK me vetura, me tesha e me shumë gjana të tjera.

“Asht nji temë shumë interesante, asht nji temë që u bartë prej nji libri. Kur teleshikuesi ka me pa filmin në ekran të madh, ka me pasë tanë kohen tension se çka ka me ndodhë mandej”, vlerësoi Budakova për filmin e tij, tue shtue se, filmi s’asht i frigshëm, por asht shumë me randësi mesazhi qe ka me përçue.

“Prej t’Hanes me datë 30, çdo ditë prej orës 20, shfaqet filmi për disa ditë ose për disa javë”, kallxoi ai.

Simbas tij, kurrkush tjetër nuk ka me fitue Oscar përpara tij, e kjo për shkak se, qysh tha ai – “kurrkush nuk ka talent si unë, edhe kolegët e mi kanë talent, por unë ia kam dalë vet pa përkrahje institucionale.

“E kam pa andërr dhe kam me ia prue çmimin Oscar edhe publikut kosovar edhe shqiptar”, ka përfundue Budakova.