Buja: Koalicioni duhet me u prishë

Ky koalicion nuk ka vota dhe nuk mundet me ecë përpara. Jemi dy koncepte dhe programe të ndryshme dhe jemi bashkue për çashtje të interesit, edhe me preferencat e ndërkombëtarëve që duhej m’i pasë dy të tretat për çashtjen e kalimit të Gjykatës Speciale për Demarkacionin dhe asociacionin, por pse jo edhe për zhvillim ekonomik, por kemi me shkue në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kështu ka thanë në nji intervistë për KosovaPress, Shukri Buja, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai madje ka thanë se ka me lobue te deputetët që ky koalicion me u prishë sa ma parë që asht e mundun.

Ndërsa këtë vit, simbas tij asht e vështirë me shkue në zgjedhje, mbasi duhet së paku 45 ditë me u shpërba Kuvendi. Mirëpo, ai tha se vendi ma së largu deri në muejt Mars-Prill shkon në zgjedhje.

I pyetun nëse për zgjedhje të parakohshme kanë marrë aprovimin e ndërkombëtarëve, Buja ka thanë se ata zakonisht japin sugjerime dhe se ato merren edhe si vendime.