Buja: Nuk pshton Isa me kalimin e buxhetit! Isa ka me ra n’interpelancen per Asociacionin dhe damet e tjera qe i ka shkaktue (video)

Moskalimi i Demarkacionit asht skenar i Isa Mustafes per me pshtue prej puneve tjera ma te medhaja e per te cilat ai s’ka kaçik me i krye.

 

Shukri Buja, deputet i PDK’s, ka thane se kalimi i buxhetit asht fitorja e pare e Isa Mustafes ndaj PDK’s.

Ai ka thane ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se nese ka me kalue Demarkacioni gjithçka ka me me u kthye n’agjendat integruese per vendin.

“Qeverisja e Isa Mustafes deri tash shihet se asht deshtim per vendin”, ka thane Buja, tue shtue se ka shume arsyeje se pse ky koalicion ka deshtue tashma.

Deputeti i PDK’s, ka thane se PDK nuk ka vendim zyrtar se buxheti duhet me kalue ne Kuvend, por ka thane se kjo parti asht pajtue qe ky vendim duhet me kalue per debat ne menyre procedurale.

Simbas tij, deshtim i madh i kesaj Qeverie asht Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria, liberalizimi e shume çashtje te tjera.

“Me Kushtetute partia e pare ka te drejte me thirre n’interpelance Kryeministrin dhe me qite ne votebesim ne menyre qe vendi edhe ne kete forme me shkue ne zgjedhje te jashtezakonshme”, tha Buja, tue shtue se dikun kah Marsi ai ka me insistue me ba thirrje per votebesimin e Qeverise.

Buja ka shtue se PDK tashma po paguen faturat e kesaj qeverisje te keqe e cila po ban akuza te pabaza ndaj partnerit te koalicionit.

“Me LDK nuk kane vija te drejta nuk kane parime te njajta dhe ka ardh ne nji momnet qe jane detyrue me u lidhe me ta per me zhbllokue disa procese per t’ardhmen e vendit”, ka shtue Buja i cili asht kategorik per me prishe koalicionin me LDK’n dhe Isa Mustafen.