‘Bukë, kryp’ e zemër’ veç kjo e fundit asht shqiptare në sofrat e kosovarëve, gjithçka tjetër asht ‘Made in Serbia’

Bukë, kryp’ e zemër. Vetëm kjo e fundit asht shqiptare në sofrat e shumicës së kosovarëve. Gjithçka tjetër asht “Made in Serbia”.

Bile edhe uji, me të cilin shuejnë etjen vjen me shumicë nga shteti, prej të cilit Kosova u nda me luftë 17 vite ma parë.

Simbas të dhanave që Gazeta Fjala i ka sigurue nga Dogana e Kosovës, në gjashtë muejt e parë të këtij viti, kosovarët kanë ble nga Serbia hiç ma pak se 29 milionë litra ujë të pijes.

Produktet esenciale ushqimore, tue fillue nga pemët, perimet dhe ato të konzervueme, janë mallnat ma të importueme në Kosovë nga ky shtet.

Në total për gjashtë muej janë importue 429 milionë kilogram mallna në vlerë 142 milionë euro.

Kështu, rreth 34 milionë kilogram grunë janë futë në Kosovë veç për gjashtë muejt e parë të këtij viti, misër afro 21 milionë kilogram si dhe 15 milionë kg të tjerë janë miell.

Të dhanat kallxojnë se kosovarët zgjedhin para prodhimeve vendëse të tamlit ato me origjinë nga Serbia.

Përmes pikës kufitare të Merdares asht importue djathë e gjizë në sasinë prej 38 mijë kilogramëve me vlerën e 82 mijë eurove.

Qumësht jo i koncentruem që nuk përmban sheqer shtesë apo ndonji landë tjetër ambëltuese shtesë asht futë në Kosovë në sasinë prej 1 milion litrave me afro rreth 602 mijë euro, shkruen Gazeta Fjala.

Kjo kallxon se as protestat e prodhuesve të tamlit para Qeverisë së Kosovës të bëame para disa muejve kundër importimit të produkteve të tamlit në vend, nuk kanë ndikue aspak në uljen e sasive të importit të këtij produkti në vend.