Bukuria e Alpeve po ‘çmend’ turistët e huej

Nuk ndalen shkrimet e mediave gjermane për bukuritë e Shqipnisë.

Këtë herë rrjeti NWZ shkruen për bukurinë e Alpeve shqiptare.

“Bum në nji vend dikur të mallkuem,” shkruen gazeta.

“Malet në veri të Shqipnisë ishin nji qoshe e harrueme, ma e varfën se pjesa tjetër e vendit. Por tash shumë turistë po drejtohen për te luginat piktoreske. Atje pamja asht si 200 vjet ma parë,” shkruen gazeta.

Aq të mahnitun janë turistët nga kjo pamje, sa donin me ble edhe Kullën e Ngujimit.

Por pronari Sokol Nikollë Koçeku, familja e të cilit e ruen kullën prej 400 vitesh, tha se nuk e shesin traditën.

Vërshimi i turistëve, shumica e të cilëve nga Europa qendrore, ka ba që banorët të rikthehen perseri në zonën e Thethit dhe të Valbonës.

Sa për ilustrim, Thethi kishte 600 vizitorë në vitin 2006, vjet kishte minimumi 16 mijë.

 

2-alpett

 

4-turistet

 

5-kullaa

 

6-kulla

 

7-kulla

 

8-kullaa

 

9-kulla

 

10-kullaaa

 

1-alpet