Bukurije Gjonbalaj dekretohet tash si ambasore n’Vatikan

Republika e Kosovës për herë të parë ka me pasë përfaqësuesen e saj në Vatikan.

Kësisoj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dekretoi Bukurie Gjonbalajn si ambasadore në Selinë e Shejtë.

Emnimi i ish-ambasadores kosovare në Itali asht ba me 3 Nandor nga presidenti derisa mësohet se ende asht tue u diskutue me zyrtarët e Vatikanit forma e përfaqësimit  atje, mbasi ky shtet ende nuk e ka njoft Kosovën.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Elmi Reçica ka konfirmue për Indeksonline se Gjonbalaj edhe zyrtarisht asht emnue diplomate në Selinë e Shejtë.

Simbas tij, e njajta ka tregue punë dhe vepra në dobi të shtetit tonë.

“Komisioni i interviston vetëm ata të cilët janë perherë të parë të kandiduem si ambasador.

MPJ i dërgon emnat e tyne, intervistohen nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme dhe pastaj procesi përmbyllet me dekretimin e presidentit.

Gjonbalaj e ka kalue këtë fazë të angazhimit dhe tash asht ambasadore”, ka thanë deputeti i PDK’s.

 

papa-bukurija

 

tahci