Bukuroshet vdekjepruse që i bajnë me u tutë terroristët e ISIS (video)

Simbas të dhanave të politikanëve sirianë, rreth 40 për qind e vullnetarëve, të cilët janë tue luftue kundër Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme, janë gra.

Këshilli i Sigurimit të OKB’s e ka ngritë çashtjen e integrimit të grave në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme. Në Siri ato janë quejt “luaneshat”.

Çikat, vitin e kaluem, kanë marrë pjesë në betejat në qytetin sirian të Kobani, apo edhe në veriperëndim të Irakut, por gjithashtu kanë me marrë pjesë në shumë operacione në Lindjen e Mesme.

Nji studiues nga Universiteti “Westminster” në Londër, Meral Duzgun në veprën e tij “Lëvizja e grave kurde”, folë mbi nevojën për me thye nocionin tradicional të dominimit mashkullor në konflikte ushtarake.

“Gratë kurdë refuzojnë stereotipet gjinore tipike të niveleve kombëtare dhe shtetnore. Kontributi i tyne në luftë kallxon se prania e femnave në strukturat ushtarake asht jetike për me arritë fitore të vërtetë”, thotë Duzgun.