“Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhanie të shkëlqyeme”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merrë pjesë në samitin e SEECP’s në Bullgari, ka zhvillue edhe nji takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev.

Të parin e Bullgarisë, Presidenti Thaçi e ka falënderue për përkrahjen që shteti bullgar i ka dhanë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e integrimit europian.

“Kosova tashma asht konsolidue mbrenda dhe jashtë si shtet. Në rajon jemi ba shembull i dialogut dhe bashkëpunimit”, ka thanë Thaçi.

Në anën tjetër, Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ka thanë se, Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhanie të shkëlqyeme dhe se bashkëpunimi ynë duhet me u zgjerue edhe në sferën e ekonomisë.