Bulliqi i kundërpërgjigjet Mustafës: Leni deklaratat për reflektim, po thirrne Këshillin e Përgjithshëm e jepni llogari (video)

Bulliqi: LDK nuk ka nevojë të kthehet në institucion të Riinvestit, sepse e ka historiatin e saj.

“Humbesi ma i madh nga keto zgjedhje asht LDK”, ka thane Shpejtim Bulliqi ne Rrokum Roll te TV Rrokum, ndersa ka urue VV’n, te cilen ai e ka quejt fituese te ketyne zgjedhjeve.

Ish deputeti nga LDK, ka thane se, fajtor per kete humbje asht lidershipi i kesaj partie, dhe ne asnji menyre elektorati i saj.

Bulliqi thote se mbas kesaj, duhet me u mbledhe Keshilli i Pergjishem i LDK’s me i analizue tana proceset dhe lshimet qe jane ba.

Ai thote se kjo humbje mundet me qene e qellimshme per shkak te interesit te disa personave mbrenda partise per interesat e tyne te ngushte.

Krejt kjo, simbas tij, qe ma vone me u pa pozitat e ketyne njerezve ne te ardhmen dhe me i defaktorizue disa te tjere mbrenda partise.

“Mbas kesaj, LDK ka pesue ranie ne komunat ku ka pase ma se shumti vota”, thekson ai.

Bulliqi thote se LDK e ka ‘djeg’, Avdullah Hotin ne keto zgjedhje.

“Ka qene strategji e kryetarit dhe kryesise se partise me i mshef deshtimet e tyne, por opinioni publik i ka dijte keto gjana, tue e dhane verdiktin e vet ne keto zgjedhje”, shprehet ai.

Tue fole per mundesine e nji koaliconi te LDK me PAN’in, Bulliqi thote se nese iu referohemi te kaluemes, asgja nuk duhet me u perjashtue.

Buliqi thote se ne te ardhmen ka me vazhdue me punue ne ristrukturimin e LDK’s, sepse rezultatet e tri zgjedhjeve te fundit jane shume negative per kete parti.

“Nese nuk reflektohet ndaj kesaj, kam frige se LDK ka me ra edhe ma poshte”, ka thane Bulliqi./Rrokum.TV