Bulliqi: I sfidoj Qeverinë e Malit të Zi dhe të Kosovës që me ofrue dokumentacion kadastral të njajtit vit, me perputhje në të dy anët kufinit

Ka fillue presioni mbi deputetet

“Mustafa duhet me dite se ne politike duhet me u mbeshtete ne fakte shkencore”, ka thane Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK’s, i ftuem ne emisionin Rrokum Roll, qe drejtohet nga Fidan Jupolli.

Deputeti Bulliqi ka thane se ne krejt kete kohe kur asht diskutue per Demarkacionin, dikush duhet me pase te drejte.

“Dikush nga oponentet qe jane marre me kete problematike, ka te drejte, dikush i ka keto fakte”, ka thane ai.

Bulliqi ka thane ne vazhdim se “ne vitin 1945 ne Jugosllavine e atehershme asht ba nji ndamje e kufijve mes njisive republikane te asaj kohe dhe asht udheheqe nga nji njohes i mire, Milovan Djilas”.

Ai vazhdon tue thane se krejt aktet tjera ma vone jane mbeshtete ne kete Delimitacion te vitit 1945.

“Kete e kallxon edhe vet kushtetua e Malit te Zi, e cila e definon qarte se cili asht territori i Malit te Zi”, ka sqarue Bulliqi.

Derisa ai ka thane se Kushtetua e Republikes se Kosoves nuk e definon kufinin e sakte.

“Kufini i Kosoves me kufinin e Malit te Zi ka qene kufi republikan, ne mes te Serbise dhe Malit te Zi”, thote ai.

Bulliqi ka vazhdue tue ba nji sfidim publik.

“Une parashtroj nji pyetje publike: Komisoni Shtetnor le te na ofron nji dokument kadastral zyrtar, qofte te vitit 1980, te Kosoves e Malit te Zi dhe te shohim a po perputhen, por ata nuk e kane”.

Ai ma tej ka thane se ndryshimi i vetem i kufijve ka qene ne vitet 50, kur Kosoves u jane bashkangjite Leshaku e Leposavici dhe Serbia ka marre Luginen e Presheves, qe ka qene politike e Serbise me ndryshue demografine e popullesise.

Bulliqi ka thane se krejt hartat topografike neper vite ne histori japin shume mire kufinin mes Kosoves e Malit te Zi.

Mulliqi ka sqarue edhe diçka tjeter. Ai ka thane se “puna e pare qe duhet me ba komisioni shtetnor asht me dal me sqarue a e ka pas detyre me ba Demarkacion, pra me ba shenimin e vijes kufitare, me i çite pikat qe kane egzistue. Keta e kane lane Demarkacionin dhe kane ba Delimitacion me veç nji kriter, ate kadastral”.

Ai tue fole per propozimin e tij, per me ba debat per kete çashtje, ka shtue: “Nese na ofrojne fakte, na kerkojme falje publike, sepse e kemi maltretue opinioin publik”.