Bulliqi: Kryeministri le t’kallxon kush po i kërcënon deputetët! Qeveria a kush?

Bulliqi: Akademia duhet të merret me fakte shkencore që i ndihmojnë shtetit, jo me politika ditore e personale. Ajo tashma asht kthye n’zadhanëse të Qeverisë

Shpejtim Bulliqi nga LDK ka diskutue ne Rrokum Roll per ftesen e Kryeministrit Isa Mustafa per nji takim tjeter per shqyrtimin e Demarkacionit.

“Çdo iniciative qe ka per qellim daljen nga kjo situate asht e mireseardhun, por uroj me qene serioze dhe jo sa per sy e faqe”, ka thane Bulliqi.

Deputeti i LDK’s ka thane se, vendimi aktual i Komisionit Shtetnor preke qytetaret qe jetojne ne pjesen kufitare me Malin e Zi.

“Na jemi deshmitare te faktit se, ne pjesen kufitare me Malin e Zi ka pakenqesi nga njerezit qe jetojne aty, sepse ata jane preke drejtperdrejt nga shejimi i vijes kufitare aktuale”, ka thane ai.

Bulliqi ka komentue deklaraten e kryeministrit Mustafa se deputetet jane kercenue per seancen e 1 Shtatorit per Demarkacionin. Ai ka thane se nuk ka informacione per kete dhe se nuk beson qe ka ngja dicka e tille.

“Nese Qeveria ka informacione, le ti ban publike, le ta din edhe opinioni publik per kete”, ka shtue Bulliqi.

Deputeti Bulliqi ka thane ne vazhdim se, ne debatin e 3 Gushtit per Demarkacionin ka paraqite fakte dhe ne te njajten kohe ka parashtrue disa pyetje per Komisionin Shtetnor, pergjigjet e te cilave nuk i ka marre deri sot.

Bulliqi ka prezentue edhe ne emisionin Rrokum Roll hartat, me te cilat ka thane se vertetohet qe, Komisioni Shtetnor ka gabue ne shejimin e vijes kufitare me Malin e Zi.

“Komisioni Shtetnor duhet me u pergjigje pse jane mshef keto harta”, ka thane Bulliqi, tue shtue se, keto harta kadastrale i kane pothuejse tana komunat e Kosoves.

Bulliqi ka fole edhe per mungesen e Listes Serbe ne seancen e Kuvendit te Kosoves per Demarkacionin tue thane se, ka informacione se kjo mungese lidhet me viziten e Presidentit Hashim Thaçi ne Jarinje.