Bulliqi: Kur reagoi DASH per Demarkacionin na thonin “Ka thane Amerika, u krye kjo pune”. Sot Kryeministri i reagon DASH’it ne konstatimin per korrupcionin ne Qeveri

“Mendoj qe s’ish dashte me qene si kriter per liberalizimin e vizave Demarkacioni, se edhe shume shtete tjera qe kane dale prej ish-Jugosllavise, nuk e kane kry kete proces e thuejse jane shume afer BE’s”, vleresoi mysafiri ne Rrokum Roll, Shpejtim Bulliqi nga LDK.

E megjithate, Bulliqi e keshilloi Qeverine mos me u ngut me kete marreveshje, mos me u ngut me ratifikue ne Kuvend.

“Kemi bisedue me njerez qe e kane shprehe interesin per kete problematike, por me thane ma mire njerez qe nuk marrin vesh nga kjo pune i kane fut hundet, e jo veç i kane fut, por jane ba eksperte mbi eksperta”, vleresoi ma tej ai.

“Keta njerez kane ardhe ne formen qe kane ardhe  dhe e kane dhane rezultatin e porositun”, tha Bulliqi per ekspertet e komisiionit ad-hoc, te thirrun nga ish-Presidentja Jahjaga.

Ndersa per ekspertin anglez, Bulliqi tha se ne takimet qe i kane pase me kete komision nuk e ka pa asnjihere, tue shtue se kjo e shtin me dyshue se ai nuk ka qene ne Kosove deri ne diten kur ka pase me dale me raport perpara mediave.

“Situata e ka marre nji kahje jo te kandshme, per me dale nga kjo situate duhet dialog mes subjekteve politike”, tha nder tjera ai per situaten politike ne vend.

Ai kujtoi iniciativen e ish-Presidentes per me i ule ne tavoline diskutimi partite politike, per te cilen tha se President Thaçi ka me pase shume ma te veshtire me i ule ne tavoline liderat e partive.

Ne kete faze mendoj se qytetaret duhet me dite kend po e votojne, ka qene ne vitet 2000-2002 koha per lista te mbylluna e jo tash kur jemi ne kohe demokratike.

Kam frigen se nji gja e tille ka me ndikue edhe ma shume ne mosdalje te elektoratit per me votue, – tha ai per listat e mbylluna ku theksoi se po shpreson se kjo gja s’ka me ndodh.