Bulliqi: Qeveria u ngut me Demarkacionin!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe iniciuesi i debatit profesional-shkencor për marrëveshjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thanë se Qeveria e Kosovës ka nderrmarrë nji hap të ngutshëm kur e ka procedue marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk asht mirë të ngutemi dhe ta futim vendin në telashe. Duhet të mendojmë që mos me destabilizue situatën politike në vend pa nji arsye të madhe. Besoj se Qeveria e Malit të Zi e ka mirëkuptimin dhe duhet të gjendet nji konsensus për me u ulë dhe me bisedue edhe njiherë”, ka thanë Bulliqi për Epokën e Re.