Bum ekonomik në Gjermani, këto janë shifrat

Ekonomia gjermane nuk po ka të ndalun. Në tremujorin e dytë prodhimi i mbrendshëm bruto u rrit me 0,6% me pasojë nji rekord të ri plus në arkat e shtetit gjerman.

Rritja e investimeve dhe nji konsumator gjerman në zell blejmesh kanë ba që për herë të dytë edhe në këtë tremujor ekonomia gjermane të rritet me 0,6%, ban të ditun Zyra Federale e Statistikave.

Hovi ekonomik vjen nga mbrenda vendit. Shumë kompani gjermane kanë rritë investimet, ndërkohë që edhe konsumi ka shënue rritje me 0,8%.

Për shkak të gjendjes së mirë ekonomike, shteti gjerman ka arritë me mbledhë nji rekord të ri në arkat e tij, nji plus prej 18,3 miliard eurosh – vlera ma e naltë e sigurueme nga vetë shteti që nga bashkimi i Gjermanisë./DW