Burg me kusht për ish kryetarin, tash këshilltar në Ministrinë për kthim

Nenad Cvetkovic, i cili tash mban pozitën e këshilltarit në Ministrinë për kthime dhe Komunitete u dënue me 90 ditë burg me kusht, masë e cila ka me u egzekutue në rast se ai kryen ndonji vepër tjetër penale mbrenda periudhës dyvjeçare.

Ish kryetari i komunës së Parteshit, Nenad Cvetkovic, asht shpallë sot fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan në akuzat për nji rrahje që ndodhi tri vjet ma parë.

Nenad Cvetkovic akuzohej se në Gusht të vitit 2013, gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Parteshit, në selinë e partisë së tij Partia e Pavarur Liberale (SLS) në Partesh i kishte shkaktue lëndime trupore të damtuemit Gavrillo Nicic.

Ish kryetari i komunës akuzohet se ka goditë në disa pjesë të trupit tash të damtuemin, i cili për shkak të lëndimeve kishte kërkue ndihmë në Qendrën e Emergjencës në Gjilan.