Burgjet pa të burgosun kthehen në shtëpi për refugjatë

Në nji ndërmarrje interesante për ripërdorim dhe riciklim, nji agjenci shtetnore në Holandë i ka hape dyert e burgjeve të boshatisuna të shtetit për me i mirëprite azilkërkuesit e shumtë në kohën e fluksit ma të madh ndonjiherë të migrimit.

Mbasi shkalla e krimit dhe numri i popullatës së burgosun të shtetit kanë shënue ranie drastike gjatë viteve të fundit, me dheta qendra korrektuese janë mbylle përgjithmonë, shkruen “National Geographic”.

Fotografi Muhammed Muheisen, fitues i dyfishtë i çmimit “Pulitzer” dhe fotografi kryesor i Associated Press për Lindje të Mesme, ia ka kushtue dy vjet të jetës së tij fotografimit të krizës së refugjatëve, derisa njerëzit kalojnë prej nji kontinenti në tjetrin.

holanda holanda1

Shperndaje në: