Burim Ramadani: Djegia e kerreve, frigësim për politikanët

Pos që njihet si mueji i Pamvarsisë, Frori i këtij viti mundet mu kujtue edhe për djegien e veturave private të politikanëve, por tradita po vazhdon edhe në Mars, e madje me akte edhe ma të dhunshme, si mollotovi i hedhun sot në mëngjes drejt Zyrës së Presidentit të Republikës.

Eksperti për çashtje të sigurisë, Burim Ramadani këto djegie i cilëson si të papranueshme dhe kriminale, me qellim të frigësimit të akterëve politik.

Simbas Ramadanit, nji situatë e tillë lehtë mundet më marrë edhe përmasa ma të mëdha tue shkaktue eskalim të dhunës.

Sa i përket moskapjes së autorëve të akteve të tilla, ai thekson se kjo asht nji tregues që Policia dhe institucionet e sigurisë shtetnore nuk kanë arritë nivelin e profesionalizmit, sepse ka mënyra të ndryshme të identifikimit të autorëve.
Që nga djegia e veturës së parë, e cila n’opinion po cilësohet me motive politike e deri tash, nuk asht ba i ditun asnji informacion, dhe nuk asht arrestue asnji përson.

Televizioni Rrokum ka kontaktue më zadhënesin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin i cili përmes telefonit tha se Policia asht në hetime intensive për këto akte.
Deri tash janë djegë 4 kerre, që të gjitha private të politikanëve në pushtet.

E para ishte vetura Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqit, mandej e zv/ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Barjam Gecajt, ajo e shefit të Grupit Parlamentar të LDK’s Ismet Beqiri, ndërsa vetura e shefit të Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci u tentue me u djegë.