Bushati: Ka ardhë koha që Kosova me pasë nji vend në Këshillin e Përhershëm të OSBE’s

Me rastin e 25 vjetorit të anëtarësimit të Shqipnisë në OSBE, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ishte i ftuem i Këshillit te Përhershëm të OSBE’s, ku merrnin pjesë Përfaqësuesit e 57 vendeve pjesëmarrëse të OSBE’s, si dhe ato të vendeve partnere për bashkëpunim.

Kryediplomati shqiptar theksoi kërkesën e Shqipnisë dhe të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse të OSBE’s që Kosova me qenë pjesëmarrëse në diskutimet që zhvillohen në forumet e kësaj organizate.

“Besojmë fuqimisht, se ka ardhë koha që Kosova, ashtu si çdo vend tjetër i rajonit, së shpejti me pasë nji vend në Këshillin e Përhershëm të OSBE’s”, tha ai, transmeton KosovaPress.