Bushati: Zgjidhja e çashtjeve me Greqinë jo me kercënime!

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se çashtjet midis Shqipnisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen mbi bazë të parimeve ndërkombëtare dhe jo kërcënimeve.

Këtë deklarata, ministri Bushati e bani gjatë nji konference për shtyp me homologun e tij ukrainas Pavlo Klimkin , ku ka shtue se zgjidhja e këtyne çashtjeve nuk mund të bahet me kercënime dhe as për konsum të mbrendshëm.

“Shqipnia asht e palëkundun për me qenë nji vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe asht nji vend i cili ka me vazhdue me kultivue këtë përqasje në rajon.