Busti i Hillary Clinton në Sarandën e “Eskobarit”

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratue vendosjen e nji busti të ish Sekeretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Bulevardin qendror të qytetit.

Vendimi asht marrë mbas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët.

Busti asht vepër e skulptorit Idriz Balani.

Këshilltarët bashkiakë të qytetit në skajin më jugor shqiptar vlerësuen kontributin e zonjës Hillari Klinton për çashtjen shqiptare dhe miratuen njizani propozimin.

Në Shqipni dhe Kosovë janë vendosë vitet e fundit, buste të figurave të njohuna amerikane.

Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, nji busti i Presidentit Xhorxh Bush asht ngritë në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë.

Ndërkohë, në Fier asht vendosë nji bust i diplomatit Ricard Hollbruk, shkruen Zëri i Amerikës.