Buxhovi: LDK veproi mirë kur respektoi marrëveshjen për Presidentin

Historiani dhe njani prej themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka komentue zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës.

Ai në emisionin Monitor të RTK, ka thanë se LDK veproi kur respektoi marrëveshjen e koalicionit me PDK.
Ai madje thotë se atyne qe nuk ju ka pëlqye marrëveshja e koalicionit qeverisës, ka qene dasht me dhane dorëheqje.
“LDK ka ba mirë që e ka respektu marrëveshjen…PDK ka qenë e drejtë, e sinqertë, ka qenë e sjellshme dhe unë kujtoj se në këtë drejtim duhet me pase kulturë qe duhet me kultivue edhe ma tutje. Marrëveshjet duhet me u zbatue, nuk mundet tash kujt t’i teket me thane se, kjo marrëveshje s’po më pëlqen. Nëse dikujt s’i ka pëlqy asht dasht ose në Këshill Qendror me dhane dorëheqje ose kur asht zgjedh deputet me u largue”, tha Buxhovi në emisionin ‘Monitor’ të RTK.