Çahet koalicioni në Prishtinë: PDK bojkoton, LDK voton pro Vetëvendosjes

Ende pa nisë mbledhja urgjente e thirrun nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti , grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, konfirmoi në oborrin e Komunës se ka me e bojkotue këtë seancë, tu’ dhanë arsyet pse kjo mbledhje asht e jashtëligjshme.

Mirëpo pamvaresisht mungesës së PDK, mbledhja vazhdoi me 3 pikat e rendit të ditës, që u kundërshtue nga LDK për shkelje të rregullores.

E i pari i komunës, u detyrue disa herë me e marrë fjalën për me u zgjidhë çashtja e kryetarëve të Bashkësive Lokale.

E mbas shumë diskutimeve, u vendos që anëtarët e Bashkësisë Lokale me qenë: Ylli Hoxha, Kimete Zeqa, Abetare Fazliu, Lirije Avdiu, Rita Pacolli, Remzi Pacolli, Visari Arifaj, Zijadin Gashi dhe Albulena Ndreca.
Formimi i Komisionit për Bashkësinë Lokale ka pasë afat ma së largu deri nesër me i paraqitë emnat, për mos me humbë fondin prej 80 mijë euro nga organizata zvicerane ” Demos”.
Ma tej, mbledhja vazhdoi me miratimin e propozim-vendimit për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësinave për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.