Cakolli tallet me kërkesën e Ahmetit, i publikon edhe fakte të dështimeve të tij (dokument)

Sekretari i PDK së Prishtinës, Bujar Cakolli, asht talle keq me kërkesën e Shpend Ahmetit për mos me u krahasue me Erion Veliajn, por me komunat e PDK.

Cakolli ka thanë se kur i leverdis Shpend Ahmetit flet për të gjitha trojet shqiptare dhe për bashkim kombëtar, kurse krahasimi me nji kryeqytet tjetër shqiptar nuk i paska pëlqye.

Statusi i tij:

Edhe Ismet Beqiri ka punuar më shumë se Shpend Ahmeti për prishtinasit.

Ky ka punuar veç për Kurtin dhe Molliqajn, duke u marrë me “tema të mëdha” dhe financuar bandat kriminale me paratë e prishtinasve, pa u marrë kurrë me problemet e vërteta të qytetarëve.

Sot i paska dhimbtë krahasimi me Erionin dhe paska kërkuar të krahasohet me “kryeqytete” të tjera të Kosovës, duke mos e parë veten dështaku që i fundit ka mbetur në çdo krahasim!

Kur i leverdis këtij flet për të gjitha trojet shqiptare dhe për bashkim kombëtar, kurse krahasimi me një kryeqytet tjetër shqiptar nuk i paska pëlqyer.

Edhe me zotëri Begzad Sinanin e kishim krahasuar sikur të ishte Kamenica kryeqytet apo metropol, siç pretendon ai se është Prishtina, por Kamenica s’është kryeqytet!

P.S. Çohu e puno najsen o dembel, se veç në Facebook po rrinë! 🙂