Caktohen 22 prokurorët e ri nëpër tana Prokuroritë Themelore të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendos që 5 prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm me i transferue në Departamentin e Krimeve të Randa dhe në Departamentin për të Mitun, në Prokurorin Themelore të Prishtinës.
Në pozitat e udhëheqësve të Departamenteve në Themelore ata kane me qenë deri me 31 Dhetor 2016.
Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte, caktimi i 22 pozitave për prokurorë, të cilët janë në proces të zgjedhjes, në prokuroritë Themelore.
Anëtarët e Këshillit vendosën që në Prokurorinë e Prishtinës të dërgohen 4 prokurorë, për Prokurorinë e Prizrenit 5, në atë të Ferizajt 4, të Pejës 3, në Gjilan 1, në Gjakovë 2, dhe në Mitrovicë 3.
Gjatë takimit, u themelue edhe Komisioni për Rekrutimin e prokurorëve në Prokuroritë Themelore të Kosovës, në krye të së cilit u caktue Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ndërsa anëtarë Lulzim Sulejmani nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Idain Smailji nga Prokuroria e Apelit, Radica Milic nga Prokuroria e Mitrovicës, dhe Ikramije Bojaxhiu nga Prokuroria e Prishtinës.
Ndërsa si anëtarë rezervë u caktuen, prokurori Besim Kelmendi, dhe prokurorja Bedrije Alshiqi.